Gana hap Konsullatë të Nderit në Kosovë

24.11.2016 20:16:56

Sot pasdite u bë inaugurimi i Konsullatës së nderit të Republikës së Ganës në Prishtinë.

Valon Lluka konsull nderi i kësaj Konsullate tha se ky është misioni i parë dhe i vetëm i vendeve afrikane në Kosovë.

Ai tha se përgjegjësia e tij është që të promovojë marrëdhëniet politike, ekonomike dhe kulturore.

Lluka bëri të ditur se Konsullata do të shërbejë për lëshimin e vizave dhe promovimi ekonomik dhe tërheqja e investimeve të Ganës në Kosovë.

Ndërkaq ambasadori i Ganës në Ankara, Ibrahim Abaz, tha se janë krijuar marrëdhëniet politike në vitin 2012 pas pranimit të Kosovës.

Në inaugurim ishte prezent edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruari O’Conell, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.