Ganja “sulmon” Vetëvendosjen

25.09.2016 13:36:59

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka ironizuar sërish me Lëvizjen Vetëvendosje. Kësaj radhë objekt është stërvitja e përbashkët mes Forcave të Sigurisë së Kosovës, Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe British Army.

“Prite tash kur te çohen VV e te thonë s’na duhen Forcat e Sigurisë së Kosovës se i kemi Forcat e Armatosura të Shqipërisë”, ka shkruar ajo, transmeton Indeksonline.

Herën e fundit, ajo kishte ironizuar me VV-në duke publikuar një foto tek shihej të gjuante me hark e shigjetë.

“Une fillova me pune, lufta s’guxon me na nxa gafil”, kishte shkruar atëherë Musliu.

Ndryshe, FSK me FA dhe British Army e kanë zhvilluar stërvitjen e përbashkët sot në Bizë të Shqipërisë