SHqipëri/ Gara për universitetet del emri i parë rektor të Tiranës

06.05.2020 11:14:17

Pavarësisht debateve për ligjshmërinë e zgjedhjeve në universitete, në Tiranë ka dalë emri i parë i kandidatit për postin e rektorit. Një kundërshtar i fortë pritet të jetë përballë rektorit aktual Mynyr Koni.

Mësohet se dekani i Fakultetit Juridik në Tiranë, Artan Hoxha ka firmosur formularin për të kandiduar për postin e rektorit të Universitetit të Tiranës, duke sfiduar kështu drejtuesin aktual Koni, i cili sipas të gjitha gjasave mund të rikandidojë.

Hoxha së bashku me dekanët e tjerë si Dhori Kule i Ekonomikut dhe ai i Shkencave Sociale, Edmond Rrapti kanë qenë kundërshtarë të flaktë kundër Konit dhe konfliktet e tyre kanë qenë edhe për shumë çështje. Në jo pak raste ata kanë kërkuar dhe dorëheqjen e Konit nga posti i Rektorit.