Garat e fundit për këtë vit në Mitrovicë!

23.09.2019 11:23:31
Sot në Mitrovicë u mbajtë gara e fundit për këtë vit. Klubi i Atletikës “Prizreni”, gjatë tërë sezonës së garave ishte i suksesshëm, prej garës në garë kishte ngritje të performacës të të gjithë atletëve, shumica me rekorde personale. Sukseset nuk munguan as sot! U fituan 3 vende të para, 2 vende të dyta dhe 1 vend të tretë: Albina Bojaxhiu – U – 18, e para në 400 m. për seniore, Sara Susuri – U – 16, e para në 100 m. për seniore, Merisa Bojaxhiu – U – 16, e dyta në 400 m. për seniore, Emine Jenuzi – U – 14, e dyta në 200 m. për seniore, Valiha Shabani – U – 16, e treta në 600 m. për seniore dhe Stafeta mikse 4 x400 m. në përbërje prej: 1. Albina Bojaxhiu, 2. Merisa Bojaxhiu, 3. Armel Qovanaj dhe 4. Leonit Gajraku vendi i parë. Në emër të kryesisë dhe trajnerit Bajram Duja urime dhe suksese ne garat e rradhës!