Gardiani rrahë çnjerëzisht të burgosurin shqiptar në Idrizovë të Shkupit (Foto)

21.08.2016 13:41:03

Në burgune e Idrizovës në Shkup ka ndodhur një ngjarje e tmerrshme ku një gardian ka rrahur në mënyrë jonjerëzore një të burgosur i cili është i nacionalitetit shqiptar, njofton Zhurnal.

Sipas informacioneve të fundit me të cilat disponon Zhurnal.mk, një gardian në burgun e Idrizovës, me emrin “Bobi”, ka rrahur në mënyrë jonjerëzore një të burgosur shqiptar me inicialet A.S.

Identiteti i tij është i njohur për redaksinë.

Në foton të cilën e ka siguruar zhurnal, shihet qartë se gardiani ka ushtruar dhunë të tmerrshme ndaj të burgosurit shqiptar.