Gashi dhe Maksymiuk flasin për progresin në luftimin e terrorizmit

29.06.2018 16:21:46

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim ambasadorin e Kanadasë për Kroacinë dhe Republikën e Kosovës, Daniel Maksymiuk, me të cilin kanë biseduar çështjen e sigurisë dhe progresin e arritur në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Republikën e Kosovës.

Me këtë rast, ministri Gashi, i kërkoi ambasadorit Maksymiuk vazhdimin e mbështetjes gjatë proceseve integruese të Republikës së Kosovës.

Sipas një njoftimi të ministrisë, në këtë takim u vlerësua lart bashkëpunimi në mes të të dyja vendeve në fushën e sigurisë.

Ambasadori kanadez, Daniel Maksymiuk konfirmoi përkrahjen e mëtejme të shtetit të tij për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe shtetin e Kosovës në fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.