Gati për një muaj 27 zjarre në rajonin e Koçanit

27.07.2016 12:50:19

Nga fillimi i korrikur deri sot në Koçan dhe rrethinë janë regjistruar 27 zjarre prej të cilave 21 kanë qenë në sipërfaqe të hapura, informojnë nga Njësia Territoriale Zjarrfikëse (NJTZ) në qytet.

Rreziku nga paraqitja e zjarreve në mënyrë të konsiderueshme është rritur gjatë periudhës së verës, ndërsa siç theksojnë nga NJTZ, njerëzit janë faktori kryesor për shkaktimin e zjarreve. Kompetentët apelojnë për kujdes, më shumë deri te buqjit të cilët djegin hamulloret, sipas shefit të NJTZ, Arsov.