Gaxherri kritikon deputetet që nuk reaguan ndaj veprimit të Haradinajt në Prizren

14.06.2018 13:39:11

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka kritikuar Grupin e Grave Deputete, për mos reagim ndaj skandalit të kryeministrit në Prizren, kur e largoi me forcë një grua nga foltorja.
Gaxherri në Kuvendin e Kosovës tha se Bordi i grave deputete nuk ka mundur të marrë vendim për të reaguar, me përjashtim të LDK-së dhe VV-së sepse gratë e partive që janë në koalicion, nuk duan të reagojnë ndaj skandaleve qoftë të kryetarit të Kuvendit, qoftë të kryeministrit.

“Fatkeqësisht dua ta bëjë me dije opinionin që bordi i grave deputete nuk ka mundur të marrë vendim për të reaguar, në përjashtim të LDK-së dhe VV-së sepse gratë e këtyre që janë në koalicion, nuk duan të reagojnë ndaj skandaleve qoftë të kryetarit të Kuvendit, qoftë të kryeministrit, andaj kjo është e papranueshme. Natyrisht me relevancë është skandali dhe dështimi i protokollit, nuk ka fajet ligji, fajet i kanë ata që janë në Qeveri, atë ditë na kanë dëshmuar që ata nuk dinë as çka janë protokolli, as kryetari i Kuvendit, as kryeministri”, tha Gaxherri.