Gazeta zvicerane: Në Shqipëri hashashi kultivohet në bashkëpunim me policinë

12.10.2016 17:21:52

Drogat, Lazarati, prodhimi i të cilit ka filluar të mbërrijë në Zvicër është kthyer në kryeqytetin e kultivimit të kanabisit në Shqipëri. Trafiku i dukshëm është ndaluar, por ka rifilluar në fshatra të ndryshme nën mbrojtjen e pushtetit.

Është mesditë në Lazarat.

I boshatisur në mesdite ky fshat i vogël i jugut të Shqipërisë është i zhytur në torpiadën e verës. E vështirë të besosh që ky lokalitet me më pak se 7000 mijë banorë mund të ketë qënë në kryefaqet e gazetave të mbarë botës gjatë verës së vitit 2014.

Në një video realizuar nga turistë Holandezë duken qartë banorë që mbjellin kanabis në bahçet e tyre dhe kjo ishte tashmë e përhapur kudo, ndaj dhe fshati i vogël ishte quajtur “mbretëria e drogës evropiane”

Me të mbërritur në pushtet, partia socialiste, nën presionin e CE vendosi të stoponte kultivimin e kanabisit në Lazarat duke dërguar atje forca ushtarake. U ndaluan rreth 150 persona kryesisht fshatarë të thjeshtë. Aktualisht shenjat e kultivimit të kanabisit janë zhdukur.

Në momentin që ne po afroheshim në të vetmen kafene të Lazaratit një i ri aty na shpjegon: “përpara se qeveria të ndërrohej ne kultivonim kanabis dhe ishim të mbrojtur. Sot prodhimi është ç’vendosur lart në kodra.”

Që nga rënia e komunizmit dhe të liderit Enver Hoxha, partia socialiste dhe partia demokratike kanë drejtuar vendin. Secila ka bastionet e veta dhe sa herë merr pushtetin i shpërblen ato.

Të mësuar tashmë me këto rotacione pushteti është disi i sikletosur. Ulur në furgonin e tij nën hijen e një pike karburanti në afërsi të qytetit të Gjirokastrës, shoferi pret pasagjeret e rrallë. E pyesim për situatën ekonomike të trevës dhe ai shkrihet së qeshuri: “ Këtu i vetmi burim të ardhurash është kanabisi”. Shoferit i kujtohet koha kur autobusët në drejtim të Lazaratit ishin plot e përplot, “ka dy vjet, gjate korrjeve kishte rreth 2000 persona që ngjiteshin në fshat çdo ditë.

Sot ajo ca ndodhte në Lazarat është duke ndodhur në rrethinat e Tepelenës. Punëtorët sezonale janë ende këtu, thjesht kanë ndërruar vend”, tregon ai.

Qytet i vogël vetëm disa km nga Lazarati, Tepelena po jeton një rini të dytë… e harruar nga pushteti që nga rënia e komunizmit ajo ka ndryshuar rrënjësisht që nga ardhja në qeverisje të socialisteve në 2014. E shtuar me kalldrëme dhe mbushur me pemë të krasitura bukur, qyteti shndrit. Kafenetë e reja ndjekin njëra tjetrën në bulevardin kryesor. Për Kushtrimin, një arkitekt i krahinës aty, nuk është rastësi gjithë kjo: “Shefi i policisë shqiptare është nga qyteteti ynë ashtu si dhe pjesa dërrmuese e vartësve të tij. Mbyllin sytë për këto trafiqe si dhe marrin përqindjen e tyre mbi to. Baret dhe lokalet që janë hapur i japin mundësi të pastrojnë lekët e droges më lehtësisht”.

Kryetari i bashkisë së qytetit Tërmet Peçi, e meriton tamam emrin e tij. Personazh shume i diskutueshëm, i dënuar shumë herë jashtë vendit është gjithë kohës i akuzuar si pjesëtar aktiv në trafikun e narkotikeve që gangrenizon vendin. Në këtë qark të Shqipërisë, kultivimi i kanabisit si dhe implikimi i qeverisjes vendore duket se është si sekreti i “POLOCHINELLE”. Në dalje të Tepelenës, njerëz të zonës na tregojnë një nga fshatrat malore ku çdo gjë ndodh në mes të ditës.