Gazetarët heronjë të vërtetë, dhe kontributi i mjetëve  të informimit në përgjithësi me rastin e tërmetit apokaliptik në Shqipëri

03.12.2019 11:16:46
Adem Bytyçi:
Kontributi i gazetarëve të Radio Televizionëve në Shqipëri, ishte i jashtëzakonshëm pas fatkeqësisë natyrore të dt.26.nëtor, e cila e tronditi Shqiprinë dhe shqiptarëve u shkaktojë dhimbje dhe pikëllim ,pasi mori edhe jetë njerëzish, duke lënduar rëndë zemrat e shumë familjeve atje!
Puna e gazetarëve përveq që ishte e lodhshme duke raportuar gjatë gjithë natës nga vatratë e rrezikuara ishte edhe me  plotë rreziqe, sepse hynin gjatë natës në pallate dhe shtëpi, tani të gjymës rrënuara për të hulumtuar se mos vallë ka mbetur ndonjë qytetarë i lënduar, apo i moshuar nën rrënojatë e këtyre ngrehinave, për t’i informuar segmentët e caktuara për ndihmë!
Kurë dëgjoj disa segmente të politikës aktuale shqiptare t’i fajsojnë gazetarët për reagime “skandaloze” ,vetëm pse  senzibilizojnë opinionin për pasojat makabre të tërrmetit, dhe ndihmen që duhet afruar popullatës në nevojë, nuk mund të kët lajm më renqethës dhe të padrejtë në historinë e gazetarisë së një shteti !
Ata ,që kërcnojnë për të reduktuar të drejtën e gazetarëve  për të raportuar objektivisht mbi fatkeqësit natyrore edhe atëherë kur shteti shpallë gjendje të jashtëzakonshme, janë bashkëautor të krimeve të cilat i shkaktojnë fatkeqësit natyrore ,e të cilat në të shumtën e rasteve janë makabre, sepse gjithmonë marrin jetë të njerëzve të pafajshëm në rrethana tepër tragjike, si në rastin e tërrmetit vrastar në Shqipëri!