Gazetari anglez, i cili që nga 1988 raporton nga vatrat e luftës: Tmerrin që kam parë në Siri, pakkush mund ta shoh! (Foto/Video, +18)

02.10.2016 17:21:28

“Si të raportosh për diçka që nuk mund ta shfaqësh tek njerëzit, sepse cilësohet shumë e rënd për ta parë”, është fillimi i tekstit të BBC-së, me imazhet e tmerrshme nga spitali në Aleppo.

John Sweeney, gazetar hulumtues dhe autor i emisionit Newsnight, nga mjekët sirianë, përmes kolegut, ka marrë pamjet tmerruese nga ky spital. Sweeney shpjegon se për herë të parë nga lufta ka raportuar më 1988 dhe se ka parë shumë horrore me sy, por pamjet nga ky spital janë më të tmerrshmet deri sot.

swen02

“Ju paralajmërova, ajo që do të shkruaj e do të shihni është vuajtje e madhe”, ka thënë ai.

“E pashë një djalë, të tërin të mbuluar me pluhur, e nuk e dija a është gjallë apo i vdekur; pastaj djaloshin e vdekur; pastaj dy të rinj që rrinin të shtrirë pranë njëri tjetrit në tokë, se nuk kishte krevate sa duhet, e që të dy ishin të vdekur. Kam parë djalin e gjallë të cilit në fytyrë i rridhte gjaku rrëke dhe e çonte në ajër dorën e thyer. Edhe vajzën që jepte shpirte. E kam parë një foshnje të porsalindur pa kokë, e babën e vdekur që atë bebe e mbante në duar”, përshkruan këto tmerr gazetari i BBC-së, teksa shton se shumicën e pamjeve nuk mund t’i publikojë, transmeton Telegrafi.

swen03

“Jam kthyer nga Ruanda dhe Burundi në vitin 1988, pasi kam raportuar masakrat për Observer, kur një miku ia përshkrova një plagë që kam parë e ai u zverdh. E kuptova se duhet të jemi të kujdesshëm se çfarë shfaqim për publikun. Por, pastaj e përjetova këtë tmerr në Aleppo…”, shton Sweeney.

“Në emisionin tonë është dashur ta shfaqim gjakun në dysheme, sepse askush nuk mund ta pastronte shkaku i bombardimeve dhe se nuk kishte ujë. Kemi treguar se si kirurgët operojnë në tokë sepse nuk ka shtretër. Kemi paraqitur djalin me plagën nga bombat thërrmuese. Por, nuk ka shfaqur atë që shpesh ndodh: se bombat vrasin përherë fëmijët. Assadi dhe Rusia thonë se po luftojnë terrorizmin. Por, asnjë fëmijë që e gjirova me celular nuk ishte terrorist”, thotë Sweeney në emision, duke shtuar se pamjet nga celulari nuk do t’i publikojë sepse janë të tmerrshme për publikun.

Videon që nuk preferohet të shikohet nga personat e ndjeshëm, mund ta gjeni: KËTU.