Gazetari i ABC ngre dyshimin e madh: Kush është deputeti që futi ilegalisht Odhise…

10.01.2017 13:38:24

Gazetari i ABCNews, Flamur Vezaj ka ngritur dyshime në lidhje me hyrjen ilegale në Shqipëri të Odhise Andreas dhe vetëdorëzimin e tij në Tiranë.

Ai ishte në kërkim ndërkombëtar, por ka kaluar kufirin e Shqipërisë pa u ndaluar, duke mbërritur në Tiranë për të qëndruar pranë familje e për tu vetëdorëzuar mbrëmjen e djeshme.

Ja çfarë shkruan gazetari, Flamur Vezaj:

Hyrja ilegale ne Shqiperi e Odhise Andreas, bashkeshortit te gjyqtares se pezulluar Malinda Andrea, tregon edhe njehere paaftesin e policise se shtetit (qe vazhdon prej vitesh) per te ruajtur pikat e kalimit kufitar!!

Por, vec kesaj paaftesie, dyshoj se njerez te lidhur me pushtetin i kane siguruar kalimin e lire ne kufi ketij “shtetari barkderr” qe dyshohet vetem per sekserlliqe gjithe jeten!!

Imagjinoni, sa te lehte e ka nje “terrorist” apo nje “vrases me pagese” te hy e te dal nga Shqiperia pa u pikasur fare!

Ne fakt, kot shqetesohem, keta individ e kane te siguruar kufirin, sic e kane pas dhe vazhdojne ta kene!

Por deri kur do te vazhdoj kjo?

Presim te mesojme, ne ndonje nga keta “show” me motora apo makina hibride te policise 🙂

#ruajeni_veten_se_kufirin_na_ruan_Zoti#

Image