Gazetari i “Le Iene”: Dy telefonatat me Ramën, ja procedura e kthimit në familje të Alvinit

21.10.2019 22:26:22

Historia e një djali nga Shqipëria i cili ndodhet në kampet e familjarëve të ish luftëtarëve të ISIS ka tronditur mbarë opinionin. Rasti i tij u publikua nga emisioni investigativ Italian “Le Iene”.

Gazetari Taulant Kopliku në një lidhje direkte me emisionin Open në Top Channel është shprehur se procedurat për të tërhequr persona nga ai kamp zgjasin vetëm 10 minuta.

“Pak kohë përpara një i deleguar nga Danimarka ka tërhequr tre persona me procedura që zgjasin vetëm 10 minuta. Pra janë procedura shumë të thjeshta”.

Gazetari i Le Iene, Taulant Kopliku tha se emisioni ka Le Iene ka telefonuar dy herë kryeministrin Edi Rama dhe ai nuk i është përgjigjur.

Kopliku tha se telefonatat iu bënë kryeministrit Rama kur ndodheshin në Siri në afërsi të kampit Al Hol. Përveç dy telefonatave, Rama ka edhe një mesazh zanor të dërguar nga gazetari Italian- tha Taulant Kopliku.