Gazetarja e TCH emocionohet për shtëpinë e saj të dëmtuar nga tërmeti në Laç

27.11.2019 19:41:19

Elda Menga ka qenë sot me shërbim në Laç për të kryen detyrën e saj si gazetare e Top Channel, por është habitur nga ajo me të cilën është përballur.

Pallati në të cilin ajo ka lindur dhe të rritur për shumë vite është dëmtuar nga fuqia e tërmetit, duke e bërë të përlotet në transmetim live, sepse kujtimet mesa duket e kanë kthyer atë në fëmijëri.

Vetë Elda në transmetimin maratonë në Top Channel dhe Top Neës tha se pallati i saj tashmë është i pabanueshëm, ndërsa shprehu edhe shqetësimin për banorët e tjetër.

Madje, Elda Menga raportoi edhe për banoren më të vjetër të pallatit të saj, e cila e ka kaluar natën jashtë dhe të njëjtën gjë do të bënte edhe sonte.

Elda, si gazetare, por edhe si një banore e pallatit me plot kujtime të fëmijërisë dhe rinisë së hershme aty kërkoi ndihmë për banorët, pasi akush nuk mund të kthehej më në të për të banuar.