Gazmend Muhaxheri: Situatë e qetë në Pejë, një rast i dyshuar rezultoi negativ

21.03.2020 11:52:52

Kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, ka folur për situatën aktuale në komunën e Pejës, në betejë me COVID-19.

Muhaxheri ka konfirmuar se Peja mbetet e paprekur nga rastet e shënuara me COVID-19 apo coronavirus.

“Situata është e qetë. Qytetarët po e respektojnë çdo thirrje të nxjerrë nga institucionet në masë të madhe. Lajm i mirë është se mbrëmë ka qenë një rast me vlerësim mjekësorë nga personeli i Pejës, se ka dyshime, por i njëjti ka rezultuar NEGATIV. Rasti në fjalë, është karantinuar me rekomandim të mjekëve. Kjo për të qenë të sigurt të gjtihë. Pra Peja është pa raste, fatmirësisht”, konfirmoi Muhaxheri në ‘RADIO 1’.

Ndryshe rasti i dyshimtë i mbrëmshëm, për të cilin foli Muhaxheri, është emër i njohur për redaksinë dhe këto ditë ishte kthyer në Pejë nga Anglia.

Kryetari Muhaxheri ka thënë se masat e reja të nxjerra nga Qe veria duhet respektuar në përpikëri, në mënyrë që ta shkurtojmë rrugën e daljes nga situata pandemike.

“Qytetarët e Pejës duhet respektuar masat e kërkuara. Edhe autoritetet policore po e bëjnë punën e tyre dhe duhet mirëkuptuar.”-shtoi Muhaxheri.