Në Qeveri paralajmërojnë se marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi mund të dërgohet në Kuvend gjatë këtij muaji. Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj ka thënë se që nga fillimi ka pasur thirrje nga përfaqësuesit ndërkombëtar që demarkacioni të kaloj sa më shpejt.
Sipas tij, partitë opozitare kanë besuar se me këto dy marrëveshje do të mund të përmbyset qeveria, por tashmë kanë mbetur në lloç siç thotë ai me dy këmbë.
Gecaj theksoi se është e rëndësishme që kohët e fundit Lista Serbe ka dhënë sinjale pozitive, duke thënë se janë të gatshëm ta votojnë demarkacionin.
Derisa klasa politike të gjejë zgjidhje për ta përmbyllur çështjen e shumë përfolur demarkacionin, qytetarët vazhdojnë të presin në radhë të gjata para ambasadave në kërkim të lirisë së lëvizjes në zonën Shengen.