Gecaj për përplasjen e Haradinajt me presidentin: Zgjidheni problemin ose shpërbehjeni koalicionin

25.11.2017 13:27:23

Ish zëdhënësi i Isa Mustafës, Bajram Gecaj, është përfshirë në përplasjen e Presidentit Thaçi dhe kryeministrit Haradinaj për demarkacionin.

Ramush Haradinaj e ka shënuar përplasjen e parë me Presidentin Hashim Thaçi. Shkak është bërë kërkesa e Kryeministrit drejtuar stafit diplomatik lidhur me qëndrimin që duhet të mbajnë për demarkacionin me Malin e Zi. Në Presidencë kanë thënë se veprime të tilla duhet të koordinohen me Thaçin derisa kanë vlerësuar gjasat janë që një veprim i tillë është bërë nga mungesa e përvojës.

Por Gecaj kërkon që të dhytë të zgjidhin probleme ose të shpërbehëtë koalicioni.

“Në përplasjen e fundit në mes Presidentit dhe Kryeministrit të vendit, lidhur me demarkacionin, komenti i vetëm i zyrës së Kryeministrit na paska qenë se “nuk kanë koment”! Jo folni-folni, sepse ne desh na patët qitë fare me gaz, molotov e shumë e shumë mjete e metoda tjera primitive”, ka shkruar ai.