Genocidi i Srebrenicës, Rama flet si kreu i OSBE: Jemi të gjithë fajtorë nëse nuk nxjerrim leksione

11.07.2020 16:26:35

Duke kujtuar viktimat boshnjake të gjenocidit të Srebrenicës në vitin 1995, kryetari i OSBE-së, njëkohësisht kryeministri i Shqipërisë Edi Ram tha se sot duke kujtuar atë krim mizor, duhet të shkojmë përtej përkujtimit dhe fjalëve dhe të nxjerrin sa më shpejt leksione nga ngjarja.

“Ky genocid është një tragjedi që rëndon sot shpirtin tonë, edhe 25 vite më vonë,” thotë Rama. “Dua të kujtoj viktimat që u vranë pa mëshirë dhe ofroj ngushëllimet e mia të thella për familjet e atyre që vdiqën”.

Kryeministri shqiptar tha se ishte i mërzitur dhe i shqetësuar nga një prirje në rritje për të rishkruar historinë e krimeve që u shpalosën në Srebrenicë dhe zonat përreth në verën e 1995.

“Revizionimi me qëllim të keq i historisë mund të çojë në të njëjtat gabime e krime. Gjyqtarët vendas e ndërkombëtarë kanë dokumentuar atë që ndodhi në Srebrenicë në vitin 1995. Kjo nënvizon domosdoshmërinë e vendosjes së drejtësisë. Mosndëshkimi nuk është opsion,” tha Rama.

“Gjithmonë themi se Srebrenica nuk duhet të përsëritet kurrë, por vetëm disa vjet më vonë pati një konflikt shkatërrues në Kosovë.”

“Përgjegjësia për krimet u takon atyre që i kanë bërë. Por shoqëritë janë gjithashtu fajtore nëse nuk mbajnë mend dhe nuk nxjerrin leksione nga ajo që ndodhi në Srebrenicë,” përfundoi Rama.