Gëzuar 6 maji, dita e Lindjes se heroit kombëtar Gjergj Kastrioti.

06.05.2017 09:07:57
Nga: Ahmet Asani
Të gjithë shqiptarëve në atdhe e në diasporë, ju uroj 6 majin ditën e Shën Gjergjit shqiptar – ditëlindjen e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut!
Pa asnjë dyshim heroi e trimi yne me i madh kombetar eshte Gjergj Kastrioti. Gjergj Kastrioti lindi më 6 maj 1405. Gjergji udhehoqi trimat shqiptar per 25 vite ne 25 beteja pa humbur asnje lufte karshi ushtrive te medha te perandorise osmane. Evropa qe kishte shumë frike nga pushtimi osman Gjergj Kastriotin e kishte shpallur “Atleta Kristi”- qe ne shqip i bie “Ushtar i Krishtit”. Mund te jete rastësi qe 6 maji te jete dita e Shen Gjergjit, ditë kjo e cila lidhet me një te shenjt të lindur në Izrael diku në shekullin e tretë pas erës sonë! Dita e Shen Gjergjit eshte shenuar qysh nga koherat pagane dhe lidhet edhe me ndarjen nga dimri apo shenimin e ardhjes se sigurt te verës. Pas vdekjes se Gjergj Kastriotit dhe ripushtimit nga osmanet, presioni dhe propaganda ndaj figures kyçe kombetare nuk ka pas te ndalur dhe ende sot e kesaj dite nuk ka te ndalur! Por eshte nderdija kolektive kombetare shqiptare ajo e cila Gjergj Kastriotin e shpalli shenjtor dhe datën e lindjes se tijë 6 majin si kremtim të festës së Shën Gjergjit. E them kete keshtu me bindje nga qe dita e Shën Gjergjit fetar, festohet jo me 6 maj por më 23 prill! Prandaj edhe njehere, shfrytezoj nga rasti qe te gjithë shqiptareve ne atdhe e ne diaspore t’ju uroj 6 majin, diten e Shën Gjergjit shqiptar – ditëlindjen e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!

rasti qe te gjithë shqiptareve ne atdhe e ne diaspore t’ju uroj 6 majin, diten e Shën Gjergjit shqiptar – ditëlindjen e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!