“Gjasat janë më të mëdha që të mos ketë marrëveshje me Serbinë”

08.01.2019 00:32:37

“Ne kemi marrë një letër nga Trump që thotë se SHBA-të janë të interesuara që të ketë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Mos të kemi iluzione, Kosova e ka shpallë pavarësinë e saj dhe është njohur nga mbi 100 shtete përfshirë edhe SHBA-të”, ka thënë bashkëkryesuesi i Delegacionit Shtetëror për Dialogun me Serbinë, Shpend Ahmeti


“Por tash e kemi një problem tjetër, Serbia përmes politikës së saj të jashtme destruktive po mundohet ta pengojë Kosovën në çdo fushë. Ne i ke i dy rrugë, të themi se nuk na intereson çka bën Serbia dhe të vazhdojmë, pra nuk e dimë se kur na njeh Spanja dhe Rumania por në anën tjetër është a të provojmë ta kemi një marrëveshje që ta përfundojmë këtë relacion me Serbinë sepse unë mendoj se edhe për Serbinë është e qartë se më nuk mund të jetë në Kosovë”.

“Kësaj here edhe Amerika po thotë që ne jemi të interesuar që të kemi marrëveshje por kësaj radhe nuk jemi të interesuar të jemi dado për ju. Ta kemi një diskutim të sinqertë mes vete se a po na duhet një njohje nga Serbia a jo”.

Ahmeti tha në Zona B të Klan Kosovës se në bisedime me Serbinë do t’i diskutojnë të gjitha të bëmat e Serbisë ndaj Kosovës si viktimat e luftës, gratë e dhunuara, shtëpitë e djegura, shpërnguljet e të tjera tema.

“Unë mendoj që sot gjasat janë shumë më të mëdha që të mos ketë marrëveshje me Serbinë sesa që të ketë sepse pozicionet janë larg. Ne po dëgjojmë nga SHBA-të dhe Brukseli se Serbia është e gatshme por po ashtu po e shohim se çka po ndodh në Serbi”.

“Serbia nuk është e gatshme, por besoj që Kosova të jetë e gatshme të ulet në tavolinë. Ne kemi mjaftueshëm argumente politike, ekonomike dhe juridike që të themi se kqa përfunduar kjo çështje. Edhe Gjykata Ndërkombëtare e ka vendosur që pavarësia e Kosovës është e ligjshme”.

Ahmeti ka thënë se Prishtina është e prioritet për të dhe se dje mbrëmë ai ka qenë me ekipet e pastrimit të Prishtinës.