Gjashtë lëngjet e shëndetshme që parandalojnë dhe trajtojnë aneminë

31.07.2016 07:29:30

Nëse dëshironi që ta trajtoni aneminë dhe po ashtu të ndiheni me energji si kurrë më parë gjatë gjithë ditës, atëherë këto lëngje duhet të jenë të parat që i pini në mëngjes.

LËNGU I MAJDANOZIT PËR PARANDALIM DHE TRAJTIM TË ANEMISË

Majdanozi është bimë e zakonshme, përbërësit e të cilit kanë vlera në mjekësinë alternative dhe në gatim. Është i pasur me hekur, por edhe me vitamina dhe antioksidues që promovojnë detoksimin e trupit.

Përbërësit: 1 grusht majdanoz; Lëngu nga 1 limon; 1 gotë ujë (200 mL).

Si ta përgatisni: Pastroni majdanozin mirë. E copëtoni në disa pjesë. E vendosni në blender dhe shtoni lëngun e limonit, së bashku me ujin. I përzieni për disa minuta. E pini menjëherë, preferohet para kafjallit.

LËNGU NGA PANXHARI DHE THARMI I BIRRËS

Panxhari është perime e pasur me hekur, që është i përsosur kundër simptomave të anemisë. Dhuron energji, që lufton dhimbjet, ndërsa nutrientet nga ai forcojnë flokët dhe thonjtë e dobët.

Përbërësit: 1 panxhar; 1 karotë; 1 lugë tharmë të birrës (5 gr); 1 gotë ujë (200 mL).

Si ta përgatisni: Panxharin dhe karotën i copëtoni në pjesë dhe i vendosni në blender. Shtoni gotën me ujë dhe lugën me tharmin e birrës dhe i përzieni për disa minuta. Lëngun e pini menjëherë.

LËNGU ME MANAFERRA, DREDHËZA DHE MOLLË

Ky lëng i shijshëm jo vetëm se përmban hekur, por edhe fibra e antioksidues që ndihmojnë në pastrimin e gjakut.

Përbërësit: 2 manaferra; 3 dredhëza; 1 mollë; 1/2 e gotës ujë (100 mL).

Si ta përgatisni: Pastroni manaferrat dhe dredhëzat dhe i futni në blender. Copëtoni mollën dhe ia shtoni përbërësve e tjerë. Mos harroni t’i hiqni farat. Shtoni gjysmë gotë me ujë për ta lehtësuar përzierjen. E pini në mëngjes.

maxresdefault_3

LËNGU ME RREPKË DHE LAKËRISHTË

Lëngu nga rrepka dhe lakërishta posedon pak kalori dhe mund të përfshihet në ushqimin tuaj si preventivë e anemisë dhe të kontrolloni plogështinë dhe dhimbjet.

Përbërësit: 5 copë lakërishtë; 4 rrepka; 2 grushte spinaq; 1 gotë ujë (200 mL), transmeton gazeta Kosova Sot.

Si ta përgatisni: Pastroni perimet dhe i hidhni në blender. Shtoni një gotë me ujë dhe e pini para kafjallit.

LËNGU ME KAROTË DHE LAKËRISHTË

Karotat dhe lakërishta ofrojnë një sasi të shëndetshme me fibra, vitamina dhe mineraleve esenciale që rigjallërojnë trupin. Konsumimi i rregullt i këtij lëngu parandalon simptomat e anemisë dhe ndihmon në përmirësimin e performancave mendore dhe fizike.

Përbërësit: 3 karota; 2 copë lakërishtë; 1 gotë ujë (200 mL).

Si ta përgatisni: Pastroni perimet dhe i hidhni në blender. I përzieni së bashku me një gotë me ujë. Kur të jenë përzier, e pini sa më shpejtë që është e mundur. Mund të pini dy gota të tilla në ditë.

LËNGU ME SPINAQ, KAROTA DHE SELINO

Ky lëng i perimeve përmban vitamina dhe minerale që shtojnë energjinë trupore kur shfaqen dhimbjet kronike dhe anemia.

Përbërësit: 5 karota; 1 kërcell selino; 1 grusht spinaq; 1 gotë me ujë (200 mL).

Si ta përgatisni: Përbërësit i pastroni mirë, i përzieni në një enë dhe i hidhni në blender me një gotë ujë. Përzieni për disa minuta. E shërbeni të freskët, para kafjallit.