Gjashtë persona arrestohen për organizim të lojërave të fatit

09.02.2020 13:04:59

Janë arrestuar gjashtë të dyshuar në Gjakovë, pasi që janë hasur në një lokal duke luajtur me lojëra të fatit.

Sipas raportit të policisë, si provë materiale janë sekuestruar tri aparata të lojërave të fatit, 618 copë çipa për poker, një palë letra, një thikë, dy kamera dhe 255 euro para të gatshme.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është ndaluar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar.