Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 105 aksidente trafiku

09.08.2016 17:25:14

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Kosovës, kanë ndodhur 105 aksidente rrugore ku prej tyre 38 raste kanë qene me lëndime, ndërsa 67 aksidente tjera kane përfunduar vetëm me lëndime.

Sipas policisë shkaktari kryesor vazhdon të jetë, tejkalimi i shpejtësisë së lejuar.

Ndërsa njësitet e trafikut rrugor, njoftohet se gjatë 24 orëve kanë shqiptuar 937 tiketa trafiku, ndaj vozitësve që kanë rënë ndesh me rregullat e komunikacionit rrugor.