Gjendej në listat e INTERPOL-it, arrestohet një tjetër kosovar në Maqedoninë e Veriut

27.08.2019 13:24:12

Policia e Maqedonisë dje në ora 07 e 35 minuta ka arrestuar 44 vjeçarin H.A. nga Kosova.

Arrestimi i tij është bë gjatë hyrjes në Maqedoni, në vendkalimin Bllacë, pasi është konstatuar që gjendet në listën e Interpolit për arrest.

Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë edhe për një ish pjesëtar të UÇK-së së Kosovës që kërkohet nga Interpoli serb, apo për vepër tjetër.

Kujtojmë se para pak kohësh, autoritetet maqedonase kishin arrestuar edhe ish-ushtarin e UÇK-së, Tomor Morina i cili më pas ishte liruar.

Ndaj të njëjti, Serbia kishte kërkaur ekstradimin, mirëpo kërkesa e Beogradit ishte refuzuar.