Gjendet i vdekur në banesë ish-prokurori, ja për çfarë ishte nën hetim

05.12.2019 22:55:55

Ish-prokurori, Agron Matjani është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prizren, ndërsa autoritetet shprehen se rasti është i dyshimtë.

Shaban Osmani, zëdhënësi i Policisë së Prizrenit ka thënë për Gazetën Ekspress se rasti është raportuar nga familjarët e tij, ndërsa kanë nisur menjëherë hetimet.

“Ne e kemi një rast të vdekjes së dyshimtë që jemi duke e trajtuar në Prizren. Rasti është raportuar nga familjarët e tij. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar që ka dalë në vendin e ngjarjes, pastaj janë dal hetimet rajonale, forenzika dhe Prokurori. Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion,”-është shprehur Osmanollaj.

Matjani ka qenë nën hetim pasi akuzohej se në disa prej çështjeve penale me të cilat kishte punuar, kishte zbutur dënimin e veprës penale në kundërshtim me ligjin. Sipas Prokurorisë, kolegu i tyre kishtë kërkuar për të pandehurit dënime shumëfish më të lehta nga se i parashikonte ligji dhe Kushtetuta e Kosovës