Gjendet i vdekur një person në Fushë Kosovë

12.04.2020 10:10:18

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Fushë Kosovë.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në rrugën “Epiri” në Fushë Kosovë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës, është dërguar në IML për obduksion.

“Është raportuar se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jetë viktima mashkull K. Vdekjen e viktimës, e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës, është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.