Gjendet një bombë aeroplani në një lagje të Shkupit

06.09.2016 14:11:47

Në mes të lagjes Pripor dhe Cementara në Shkup, gjatë zgjerimit të një rruge lokale, është gjetur një bombë aeroplani ushtarak e kalibrit të gjërë.

Sipas të dhënave, bëhet fjalë për një bombë e cila peshon deri 125 kilogram. Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim ka dërguar ekipin profesionist për të marrë të gjitha masat parandaluese dhe operative të sigurisë.

Në vendin e ngjarjes janë vendosur shenjat e duhura, janë njoftuar të gjithë subjektet përreth që të largohen për shkaqe sigurie, ndërkaq edhe MPB-ja ka dalë në terren për të siguruar hapësirën.