Gjendet një person i vdekur brenda një shtëpie në Ferizaj

02.02.2019 15:28:25

Një burrë, shtetas i Shqipërisë, është gjetur pa shenja jete brenda një shtëpie në Ferizaj të premten pasdite.

Siç njofton Policia e Kosovës, rasti është raportuar dje rreth orës 17:00.

“Raportohet se në një shtëpi, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, njofton Policia e Kosovës.