Gjendet trupi i pajetë i 44 –vjeçarit i zhdukur nga vërshimet

10.11.2016 16:02:11

Është gjetur sot në afërsi të Hidrocentralit të Ulzës trupi i pajetë i 44 – vjeçarit Xhevahir Ndoj.

Ai humbi jetën tre ditë më parë, në fshatin Plan i Bardhë, pasi dyshohet se u mor nga rrjedha e përroit teksa lëvizte me automjetin e tij.

Trupit i 44 – vjeçarit u gjet nga banorët e zonës.

Shirat e rrëmbyer të tre ditëve më parë i morën jetën 3 personave.