Gjendja e rrugëve në Maqedoni

24.12.2016 12:19:19

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet kryesisht pa pengesa nëpër rrugë të thata dhe disa rrugë të lagështa nëpër vendet më të larta.

Lidhja Auto-moto e Maqedonisë rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.

Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan-Delçevë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, Krushevë-Demir-Hisar dhe Resnjë-Bukovë.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm me vendkalimet e Maqedonisë