Gjeneral Rama dhe Ministri Ismaili shpërndajnë dhurata për fëmijët e Klinikës së Pediatrisë

24.12.2018 18:24:06

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama së bashku me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, Uran Ismajli, sot kanë vizituar fëmijët e shtrirë në Klinikën e Pediatrisë të QKUK-së në Prishtinë, ku u pritën nga drejtoresha e Klinikës, Drita Telaku-Qosaj, dhe stafi mjekësor i kësaj klinike.

Sipas një njoftimi, komandanti i FSK-së, gjeneral Rama dhe ministri Ismaili u dhuruan fëmijëve të shtrirë në këtë klinikë, dhurata me rastin e festave të fund vitit.

Me këtë rast, siç thuhet tutje, gjeneral Rama dhe ministri Ismajli, duke uruar festat e fund vitit, të gjithë fëmijëve u dëshiruan shërim sa më të shpejtë, dhe gjithashtu festat e fund vitit, t’i gëzojnë së bashku me familjarët e tyre.

Ky aktivitet i FSK-së, është organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.