Gjenerali i NATO: Ballkani mbetet vend potencial i konfliktit

18.09.2016 11:42:38

Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO, gjenerali Petr Pavel ka thënë se Ballkani edhe mbetet si burim potencial i konfliktit.

Ai ka thënë se Aleanca Veriore e Atlantikut duhet të jetë gati për të penguar kundërshtarët dhe të mbrojë anëtarët e saj, ashtu edhe të ketë një rolë më të madh në luftën kundër terrorizmit, shkruan agjencia kroate e lajmeve Hina.

Aty më tej shkruan se Pavel ka thënë se situata në Ballkan është larg stabilitetit, duke shtuar se kjo pjesë e Evropës mund të rrezikohet nga terrorizmi si dhe ndikimi rus.

“Bosnja dhe Hercegovina mund të jetë një fole e terrorizmit”, ka thënë gjenerali në konferencën që u mbajt në Split Gen.

Më pas ai ka pohuar se sivjet nuk pret që të ketë valë të madhe të refugjatëve, ashtu siç kishte ndodhur një vit më parë.