Gjenerali italian Salvatore Cuoci pranon detyrën e komandantit të KFOR-it

15.11.2017 14:03:38

Komandanti në largim i KFOR-it, Giovanni Fungo, ia ka dorëzuar të mërkurën detyrën gjeneralit Salvatore Cuoci.

Fungo në këtë ceremoni tha se gjatë misionit në Kosovë moto e punës ka qenë besimi dhe përkushtimi.

“Të gjitha të mirat në të ardhmen e ndritur e cila ju pret, e të cilën ju e meritoni plotësisht”, tha ndër të tjera Fungo.

Ndryshe, në këtë ceremoni të pranishëm ishin edhe liderët e shtetit, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Në këtë ceremoni të ndërrimit të komandës së KFOR-it, presidenti Thaçi gjeneralin Fungo e cilësoi si mik të Kosovës.

Thaçi më tej në këtë ceremoni e vlerësoi rolin e KFOR-it në Kosovë, ndërsa tha se Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme për misionin e ri.