“Gjergj Kastriotat”, e “kombit kosovar”!

03.01.2020 20:10:47

Nga: Fadil Maloku

1. Ashtu, siç po ndodh sot me djegien e flamurit kombëtar të Malit të Zi… ashtu mund të ndodhë nesër me gjithë ata që thonë (se me mbrojt nuk po munden, shkaku se s’kanë as edhe një argument të vetëm sociologjik) se ka “komb kosovar”!

2. Le ta dinë njëjtit se me këtë “broçkull” të hedhur në publikun e gjerë shqiptar, vetëm sa po e dëshmojnë hapjen e një fronti të ri (mos e bëftë Zoti!) shqiptaro-shqiptar?

3. S’ këndejmi, lëreni këtë temë e merruni me përplot tema tjera ekzistenciale sociale që po i brengosin aktualisht dy shtetet dhe një të vetmin komb shqiptar. Sepse, shtetkombet dhe kombshtetet e kanë kry këtë proces dhe “mision” të rrumbullakimit të identitetit kombëtar, shumë kohë para se me iu ra në mend juve do analfabetave funksional, (hatri i do qarqeve antishqiptare), se me kokorisjet e kohëpaskohëshme për kinse lindjen “e kombit kosovar”, mund të hyni lehtësisht në odeonin e pavdeksisë, sikurse atleti i shqiptarizmës Gjergj Kastrioti- Skënderbeu!
Harrone🤔