Gjermani/ I riu shqiptar dhunohet dhe gjendet i vdekur në liqen

25.05.2017 14:28:36

Trupi i pajetë i një shqiptari është gjetur në liqen nga policia gjermane. Sipas asaj që shkruajnë mediat lokale, i riu shqiptar quhet Xhoi Musaj, 18 vjeç dhe sipas hetimeve të prokurorisë dhe policisë, i riu shqiptar është viktimë e një krimi të dhunshëm.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Erbach, ndërsa shqiptari ishte me vendbanim në landin Nordrhein-Ëestfalen.

Sipas autopsisë, trupi i 19-vjeçarit shqiptar ka plagë të rëndë, të cilat i kanë shkaktuar atij edhe vdekjen.

Viktima është gjetur nga banorë të zonës. Ndërsa policia bën të ditur se viktima kohët e fundit ka banuar në Steinfurt të landit Nordrhein-Ëestfalen. Nga mesi i muajit prillit ai kishte ardhur me tren në drejtim të Gjermanisë së jugut

Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje, ndërsa ka vënë në dispozicion edhe 3 mijë euro kush jep informacion për identifikimin dhe kapjen e autorëve.