Gjermania mbetet mbështetëse e fuqishme për forcimin e shtetit të Kosovës

06.02.2020 14:23:39

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu priti sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt, të cilin e njoftoi me prioritetet e kësaj për anëtarësimin e vendit tonë në Interpol dhe organizata tjera, liberalizimin e vizave dhe proceset tjera e rëndësishme për vendin.

Ministri Veliu theksoi rëndësinë e madhe që Kosova dhe Gjermania të thellojnë bashkëpunimin e tyre në luftën kundër çdo krimi në Kosovë përfshirë krimet ekonomike, luftën kundër korrupsionit dhe luftën kundër terrorizmit.

Veliu vlerësoi se është lajm tejet i rëndësishëm për hapat që do të ndërmerren për njohjen e patentë-shoferëve për të gjithë qytetarët e Kosovës në Gjermani dhe shtetet tjera në zonën Shengen.

Ndërsa, ambasadori Heldt theksoi se Gjermania do të vazhdojë të mbetet një prej mbështetësve kryesor në vazhdimin e forcimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.