Gjest i jashtëzakonshëm i deputetit Faton Topalli, ja çfarë shembulli jep (Video)

26.12.2016 15:40:11

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli, përveç politikës pretendon se ka dhe një talent tjetër. Atë të luajtjes me harmonikë.

Topalli në sheshin e Prizrenit gjatës pasdites së sotme ka argëtuar qytetarët me muzikë.

“Ka mundësi të ndryshme për të fituar para, e JO ME KORRUPSION!”, ka shkarkuar Topalli në përshkrimin e videos që e ka bërë publike në rrjetin social Facebook.