Gjetja e një shkrimi tim, shkruar ma heret si përgjigje nderimi për prof. dr.Eshref Ymeri

13.02.2021 12:37:47

Naxhije Doçi

NË SANTA BARBARA-KALIFORNI (Përgjigje në kërkesën e tij)

Prishtinë – 11 shkurt-2021

Flori Bruqi ka postuar nëNaxhije Doçi

Subject:Fwd: “THE SERBIAN CRIME AND RAPE AGAINST ALBANIAN WOMEN IN KOSOVA (1997-1999)”. | Agjencioni Floripress
Eshref Ymeri<ymerieshref@gmail.com>
To floribruqi@live.com
Today at 4:53 PMT

Prof. Dr. Eshref  Imeri:

I dashur Flori,
   Përmes jush, dëshiroj të falënderoj nga zemra zonjën e nderuar Naxhije Doçi për botimin në gjuhën angleze të librit “Krimi dhe përdhunimi serb kundër femrës shqiptare në Kosovë (1997-1999)”. Ky libër përfaqëson në vetvete enciklopedinë e urrejtjes serbe kundër etnisë shqiptare në Evropën Juglindore. Në të njëjtën kohë, ju falënderoj edhe juve përzemërsisht për botimin në faqen e nderuar internetike “Agjencioni Floripress” të njoftimit për daljen nga shtypi të këtij libri me një përmbajtje rrëqethëse. Unë mendoj se këtë libër duhet ta marrin në duar Presidentja Jahjaga dhe Kryeministri Hashim Thaçi dhe, si përfaqësuesit më të lartë të shtetit të Kosovës, kopje të këtij libri t’ia nisin Senatit amerikan, Kongresit amerikan, Departamentit të Shtetit, Brukselit, si edhe udhëheqësve kryesorë të Britanisë së Madhe, të Francës, të Gjermanisë, të Austrisë, të Italisë dhe të Rusisë, posaçërisht Presidentit Putin dhe ministrit të jashtëm Sergej Lavrov. Udhëheqësit kryesorë të vendeve evropiane duhet të reflektojnë thellë për krimin e rëndë që kryen kundër kombit shqiptar me copëtimin e trojeve tona etnike. Duhet të reflektojë veçanërisht Franca, përfaqësuesi i së cilës në Konferencën famëkeqe të Londrës, Klemanso, pati lëshuar deklaratën kriminale se nuk na ekzistuakej ndonjë komb shqiptar!!! Një kopje të këtij libri, Presidentja Jahjaga dhe Kryeministri Thaçi duhet t’ia dërgojnë Kryeministrit Rama, i cili ka ndërmarrë nismëm e gabuar për të vizituar Beogradin. Ky libër le t’i shërbejë si kujtesë për të hequr dorë nga ajo vizitë, përderisa Beogradi s’ka dalë me pendesë publike për të gjithë krimet e rënda që barbaria serbe kreu në Kosovë.
Me respekt.
Prof.Dr.Eshref Ymeri
Santa Barbara, Kaliforni
24 janar 2014

RESPEKT DHE NDERIM PËR PROF. DR. ESHREF YMERI

nga Santa Barbara, Kaliforni! – Nga Naxhije Doçi – Prishtinë

Përshëndetje i nderuari Prof. Dr. Eshref Ymeri nga Santa Barbara, Kaliforni!

Jam Naxhije Doçi dhe jam shumë e nderuar për vlerësimin e Juaj të dinjitetshëm për librin tim “Krimi dhe përdhunimi serb kundër femrës shqiptare në Kosovë

1997-1999”, të përkthyer kohë më parë edhe në gjuhën angleze “The serbian crime and rape against albanian women in Kosova (1997-1999)”. (465 faqe). Publikimi i Juaj në vlerësim të librit e ka rëndësinë e vet të pakrahasueshme. Profesor i nderuar, Eshref Ymeri, si e brengosur, por edhe si e indinjuar, po e ceku se libri në fjalë, i shkruar në gjuhen shqipe dhe i finalizuar për botim, ka mbetur për dy vjet me radhë në sirtar deri sa janë gjetur mjetet institucionale financiare për botim. Për një qëllim të tillë unë kam konkurruar me projekte përkatëse në shumë institucione qëndrore dhe lokale të Kosovës, si edhe nëpër shumë organizatat të huaja Qeveritare dhe Joqeveritare në Kosovë, por se si më dukej ndonjëherë se nuk ishin fare të interesuar që ta përfillnin një kërkesë të tillë timen. Me besoni se nuk ia vuri veshin askush kërkesës sime për nevojën dhe domosdoshmërinë e botimit të këtij libri. Libër, që megjithatë ishte i rëndësisë shumë të madhe për të vërtetën e patjetërsueshme të krimeve ushtarake e të gjenocidit të pakrahasuar që bëri Serbia në Kosovë gjatë luftës së viteve 1997-1999.

-Profesor i nderuar, megjithatë, unë nuk u ndala dhe as nuk u demoralizova asnjëherë nga mospërfilljet e tilla. Mendoja se për arritje mirësish për vendin dhe popullin tënd duhet patjetër edhe mundime të shumta, Mendoja se duhet njekohësisht edhe përpjekje të shumta në kapërcim vështirësish dhe injorimesh, që mund të shkaktohen qëllimshëm, apo, ndoshta edhe pavetëdijshëm. Dhe, duke u nisur nga bindje të tilla, i hyra sërish hapit për hulumtime të mjetejme financiare për botim të librave të mij. Mendoja edhe se ndoshta krahas injorimit, si thellësi e errësuar e ndërgjegjes institucionale dhe njerëzore, egziston sigurisht diku edhe ndërgjegja e ndritshme institucionale dhe njerëzore. Egziston sigurisht edhe mirëkuptimi. Dhe pas mundimeve të shumta, e vërejta se ka edhe mirëkuptime, se ka edhe ndërgjegje dhe se ka edhe vullnet të mirë. Dhe kur hasa në një mrekulli të të tillë institucionale, më besoni se u gëzova si fëmijë.

Libri im “Krimi dhe përdhunimi serb kundër femrës shqiptare në Kosovë 1997-1999”, që ka 465 f. të formatit B-5) hasi në mirëkuptim për botim vetëm në fundvitin 2010. Në këtë vit botimin në shqip e përkrahu Ministria e Drejtësisë në Kosovë (Instituti për krimet e luftës, institucion që veç sa ishte formuar si i tillë), të cilën edhe e falënderoj sinqerisht. Një shumë tejet modeste u mundua që ta ofrojë edhe Komuna e Prishtinës-(Drejtoria për Kulturë), që edhe për këtë jam falënderuese. Kjo përkrahje se si më bëri që të ndihesha shumë e nderuar, si edhe si shumë vlerësuar dhe e gëzuar, nga se për kohë të gjatë kam kërkuar kah kam ditur e mundur) përkrahje institucionale për botim të librit.

Të njëjtin veprim (Pra në hulumtim mjetesh institicionale) e kam bërë edhe për librin e parë, me titull “Shpirti i dërmuar-Dhuna serbe ndaj femrës shqiptare në Kosovë 1997-1999”, të botuar menjëherë pas luftës, në fundvitin 2000. Duhet cekur se ky libër i ka 360 faqe  dhe në të janë 30 rrëfime nga pjesë të ndryshme të Kosovës. Tematikë e librit pra janë masakrat serbe nëpër vetbanimet e Kosovës kundër popullatës shqiptare në Kosovë, vrasjet e shumta nëpër shtëpia, në rrugë dhe në strehimet nëpër male, kalljet e shtëpive dhe të çdo gjëje jetike të

shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë 1997-1999. Përsonazh i rrëfimeve të tilla është gruaja shqiptare e Kosovës, e cila si përjetuese e tmerreve, më shumë flet për dhembjen për të tjerët se sa për veten e saj.  Librin ma ka financuar familja ime Doçi. Nuk i kishim kushtet e mira financiare atëherë si familje, pasi ishte paslufte e rëndë në Kosovë, por dëshira ime e madhe ishte që të publikoheshin masakrat e shumta serbe dhe tmerret e forcave serbe të bëra kundër femrës shqiptare dhe përgjithësisht kunder popullatës civile në Kosovë. Doja që të informohej opinion i gjërë në Kosovë, e edhe më gjërë për gjenocidin e paparë që bënë forcat ushtarake serbe, si edhe shteti serb në përgjithësi mbi popullatën e pafajshme dhe të paarmatosur shqiptare në Kosovë. Botimi këtij libri është bërë në janar të vitit 2001. Dhe për këtë thoja më vete, por thoja edhe haptas, se nuk shkon më kështu. Se nuk ka edhe kuptim që një libër që përmbanë në brendi realitetin objektiv të një luftë të tmerrshme, që përjetoi populli i pafajshëm shqiptar në Kosovë, të mos përkrahet për botim në Kosovën e Lirë. Por, nuk kisha çfarë të bëja, pasi realitet momental ishte i tillë. – Realiteti ishte mospërkrahja.

I nderuari Prof. Eshref Ymeri, unë për botimin e librave të mi për krimet dhe gjenocidin serb ne Kosovë doja përkrahje institucionale, doja përkrahje nga institucionet e Kosovës së Lirë, sepse ato libra ishin për Kosovën. Në to pasqyrohej e keqja tejmase e madhe e popullatës civile në Kosovë, shkaktuar nga forcat ushtarake serbe, por edhe nga formacionet të tjera paramilitare e rezerviste të dirigjuara nga pushtuesi kriminel serb.

   FAT I NJËJTË EDHE PËR PËRKTHIM TË LIBRIT  

Fati i njëjtë më përcolli edhe gjatë hulumtimit të mjeteve për përkthim të librit në gjuhën angleze, apo edhe në ndonjë gjuhë tjetër të huaj. Insistoja që ta përktheja librin, se doja që peripecitë dhe vuajtjet tmerruese të femrës shqiptare gjatë luftës së padrejtë dhe të pabarabartë serbe në Kosovë t’i kuptojë edhe bota. Ishte vullneti im, se e konsideroja domosdoshmëri të patjetërsueshme përkthimin e librit në gjuhë të tjera. Sikur nuk më linte të qetë ndërgjegja ime që t’i lë të papublikuara edhe tek popujt të tjerë dhe tek vendet të tjera të botës dhembjet me vrragë vështirë të shërueshme të femrës shqiptare të Kosovës, e cila u torturua dhe u damkos padrejtësisht dhe marrëzisht edhe me përdhunime nga forcat ushtarake kriminele serbe. Përkthimin e librit vendosa ta bëj edhe  që të kuptoheshin edhe realitetet të tjera të krimit dhe të gjenocidit serb mbi shqiptarët e Kosovës, të pakrahasueshme sa i përketë metodologjisë së veprimit kriminal. Për këtë arsye vendosa që sërish t’i hyjë konkurrimit me projekte, për sigurim të mjeteve financiare për përkthim të librit. Dhe më besoni profesor i nderuar, Eshref Ymeri, që e kisha shumë të vështirë që t’i përjetoja sërish mospërfilljet e mëparshme, por megjithatë nuk u ndala së kërkuarit mundësi, nga se nuk i parapëlqeja asnjëherë në jetë zbrapsjet.

Nuk munda që të siguroja asesi mjete financiare nga institucionet e Kosovës për përkthim të librit: “Krimi dhe përdhunimi serb kundër femrës shqiptare në Kosovë 1997-1999” Megjithatë, dy vjet më vonë të botimit në shqip, librin e kam përkthyer edhe në gjuhën angleze “The serbian crime and rape against albanian women in Kosova (1997-1999)”. Kuptohet të përkthyer me mjetet financiare familjare dhe konkretisht nga mjetet financiare të djalit tim, Prof. Dr. Ilir Doçi, të cilin e falënderoj dhe e bekoj përzemërsisht. Që të përkthehej libri.duhej një shumë bukur e madhe e mjeteve…!

Libri i përkthyer në gjuhën angleze është përkrahur për botim nga Komuna e Prizrenit, me kryetar Ramadan Muja. Falënderim i paskaj për institucionin në fjalë!

Përkthimi dhe botimi i librit në gjuhën angleze The serbian crime and rape against albanian women in Kosova (1997-1999)” ishte nje lloj nderimi dhe kujtoj edhe një lloj rehabilitim i llojit të vet edhe për femrën shqiptare (konkretisht për femrat personazhe të librit tim) që përjetuan tmerre të pakrahasueshme nga forcat serbe gjatë luftës së padrejtë dhe të pabarabartë në Kosovë.

I nderuari Prof. Dr. Eshref Ymeri, për përkushtimin e madh që e keni si intelektual shqiptar dhe atdhetar, si edhe si njeri me ndjeshmëri të madhe, sikur të kisha ndonjë mundësi do t’i kisha dërguar disa ekzemplarë të librit tek Ju.

Për konsideratën e madhe që e kisha dhe që e kam përherë për “VATRËN”, unë disa akzemplarë të dy librave të mij në shqip, i kam dërguar kohë më parë për te “VATRA” përmes dy mikeve të mia të nderuara, përmes Znj. Rita Saliu (që jeton në Amerikë), si edhe përmes Znj. Samije Zeqiraj, që e bente asokohe një vizitë nga Prishtina për në Amerikë. Uroj që të jenë përcjellë në vendin e adresuar librat e tillë…!

-Më shumë respekt për Ju Prof. Dr. Eshrref Ymeri

 26. 01. 2014