GJETJET NGA AMANDAMENTIMI I PROJEKTLIGJIT PËR RTK-NË

22.06.2018 17:10:22

–              Është zgjatur mandati i drejtorit të RTK-së nga 3 vjet në 5 vjet.
–              Është hequr kufizimi i të drejtës për rizgjedhje.
–              Janë futur kritere favorizuese për menaxhmentin aktual (zgjatja e afatit të përvojës së punës menaxheriale deri në 7 vite) që mund të eliminojë nga gara kandidatët potencialë.

“2.2. duhet të kenë kryer universitetin dhe punë menaxheriale deri në 7 vite”;

–              Është zgjatur mandati i anëtarëve të Bordit në 5 vjet pa të drejtë rizgjedhjeje.
–              Mandati i drejtorit të TV dhe Radios është rritur nga 3 vjet në 4 vjet.
–              Është hequr institucioni i konkursit për zgjedhjen e zëvendës drejtorëve të RTK-së.
–              Kompetencat e zgjedhjes se Zëvendësdrejtorëve, drejtorëve të Radiove, TV-së dhe udhëheqësit të  shërbimeve të përbashkëta kanë kaluar nga Bordi te Menaxhmenti.

–              Nuk është i kufizuar numri i zëvedësdrejtorëve sic është me lgjin aktualë, jo më shumë se dy. Për rrjedhojë mund të rritet numri i zëvendësdrejtorëve varësisht prej dëshirës së drejtorit gjeneral.
–              Mënyra e zgjedhjes së anëtarëve të Bordit është politike që nga faza fillestare e përzgjedhjes së kandidatëve.
–              Është hequr paragrafi i llogaridhënies së Menaxhmentit ndaj Bordit sic është në ligjin actual.

(3. Drejtori i Përgjithshëm, një herë në vit, do të hartojë një raport mbi ofrimin e përmbajtjes kulturore, artistike, informative, dokumentare apo edukative/arsimore të cilin pastaj do t’ia paraqes Bordit të RTK-së për miratim. Nëse Bordi i RTK-së nuk e miraton ose aprovon raportin, ai do të fillojë procedurën e shkarkimit të Drejtorit të Përgjithshëm  ) 

– Është stimuluar papërgjegjësia sa i përket llogaridhënies së anëtareve të bordit.

Ka qenë: Anëtari i bordit mund të shkarkohet për shkak të:

 3.7. mungesës në punë mbi një (1) muaj pa arsye; 

Ndërsa është bërë

3.6. mungesës pa arsye në punë 3 mbledhje radhazi dhe 50% gjatë vitit;

– Është hequr institucioni i konkursit për blerjen e veprave audiovizuele.

– Ështe hequr kufizimi se sa përqind duhet të ketë RTK prodhim nga producentët e pavarur që ka qenë prej 15 deri në 20 përqind.

– RTK lirohet nga pagesa e taksës për KPM ku aktualisht ka rreth 50 mijë euro borxhe.

1.5. RTK si transmetues i vetëm publik i Kosovës, për shkak të rëndësisë së veçantë në shërbim të publikut dhe veprimtarisë së vet joprofitabile të përcaktuar me këtë ligj, lirohet nga pagesa e licencave nga Komisioni i Pavarur i Mediave për të gjitha kanalet e radios dhe ato televizive.

– Me draftligjin  e ri është ofruar transparencë e kufizuar për mbledhjet e bordit e cila mund të keqpërdoret dhe të interpretohet në forma të ndryshme.

Neni 32

Natyra publike e operimit

  1. Takimet e Bordit të RTK-së do të jenë publike, pos kur ka të bëjë me shqyrtimin e fshehtësive komerciale ose për arsye të tjera ku ligji ose Statuti parashohin që takimet të jenë të mbyllura për publikun.

 

ASPEKTET POZITIVE

  • Zgjidhja e cështjes së financimit me parapagim.
  • Parashihet hapja e kanalit televiziv parlamentar.
  • Themeluesi obligohet të sigurojë fonde shtesë për digjitalizim
  • Anëtarët e Bordit të kenë përgatitje universitare.
  • Raporti financiar I të hyrave i nënshtrohet Zyrës se Auditorit Gjeneral. Raporti i RTK-së pas auditimit nga ZKA votohet në Kuvend. Nëse raporti nuk miratohet nga Kuvendi dy herë radhazi, Kuvendi shkarkon bordin.
  • Kryetari i Bordit të RTK-së, të paktën dy herë në muaj, thërret mbledhjet e rregullta të Bordit.

(Ka qene nje here ne muaj)/fokusi.org