Gjilan: Burri rreh femrën, ajo kërkon ndihmë mjekësore

21.04.2017 13:53:28
Të enjten policia në Gjilan ka arrestuar një person të gjinisë mashkullore, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit.

“Sipas viktimës i dyshuari një kohë të gjatë është duke ushtruar dhunë ndaj saj dhe po ashtu edhe kërcënime  lidhur me rastet”, thuhet tutje në raportin ditor të policisë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.