Gjilani do të kujtojë gjenocidin dhe spastrimin etnik të shqiptarëve

Rajoni i Gjilanit, sikurse edhe rajonet tjera shqiptare, në kohë të ndryshme, ka përjetuar tragjedi, masakra dhe spastrime etnike që u ka sjell dhimbje dhe degdisje qindramijëra shqiptarëve.

Janë 746 fshatra dhe 300 mijë shqiptarë që kanë pësuar forma të ndryshme të gjenocidit dhe spastrimit etnik, prandaj dega e Shoqatës Shqiptare e Muhaxhirëve Mbarëkombëtarë në Gjilan, do të hapë fotoekspozitë, me anë të të cilës do të kujtojë dhe do të rikthejë në vëmendje gjithë atë dhunë, gjenocid, spastrim etnik nga forcat kriminale serbe.

Kjo fotoekspozitë, do të hapet më 8 shkurt, në orën 16.16, në Teatrine Qytetit në Gjilan!

Ky është njoftimi i degës së Shoqatës Shqiptare e Muhaxhirëve Mbarëkombëtarë në Gjilan:

SHOQATA SHQIPTARE E MUHAXHIRËVE MBARËKOMBËTAR
dhe DEGA E KËSAJ SHOQATE NË GJILAN

Hap Fotoekspozitën, më 9 shkurt 2018 (e premte), në ora 16:16 në Teatrin e Qytetit në Gjilan.
Ekspozita mbështetet nga Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Ramush Haradinaj, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kryetari i Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri
Ju ftojmë të merrni pjesë ne hapje dhe ta vizitoni Ekspozitën deri më 20 shkurt 2018.

Ardhja Juaj dëshmi e dhimbjes për 746 fshatra dhe mbi 300 mije shqiptare të kësaj treve të përndjekur, të dhunuar, të vrarë, të masakruar, të djegur nga pushtuesi çetnik serb…