Gjimnazi “Loyola” fillon me sukses vitin e ri shkollor

02.09.2019 13:14:50

 

Prizren, 2 shtator

Përmes një ceremonie solemne të organizuar në amfiteatrin e gjimnazit “Loyola” në Prizren, ku ishin të pranishëm prindër të nxënësve, mësimdhënësit dhe edukatorët, është shënuar fillimi i vitit të ri shkollor 2019-2020. Të pranishmëve, në fillim u ka dëshiruar mirëseardhje kryetari i bordit të shkollës dhe drejtor i përgjithshëm i ALG-së, z. Fadil Hamzaj, i cili nënvizoi edhe praninë e Kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinaj. Ai u dëshiroi nxënësve dhe mësimdhënësve suksese në këtë vit dhe rezultate të larta në mësime.
Po ashtu, një fjalë rasti e mbajti edhe z. Alfons Tentrup, anëtar i Shoqërisë Bartëse të ALG-së, i cili para të pranishmëve theksoi se “Loyola” ka vijuar ta ketë edhe më tej besimin e prindërve në misionin e saj të shkollimit dhe të edukimit të gjeneratave të reja. Ai tha se “Loyola” me përkushtim do të vijojë edhe në ta ardhmen misionin e saj në të gjitha nivelet e shkollimit, duke përfshirë edhe Shkollën e Lartë Profesionale “Loyola”.

E. S.