Gjimnazistët e Tetovës vazhdojnë të ndjekin mësimet në objektin e Komunës

23.10.2016 10:16:55

Nxënësit e gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”, nga Tetova, të cilët ndjekin mësimet në gjuhën maqedonase, edhe pas dy muajve të fillimit të vitit shkollor, vazhdojnë të ndjekin mësimet në kushte ta papërshtatshme në ndërtesën e Komunës së Tetovës.

Ata ende presin që të rikonstruohet objekti i vjetër i shkollës së mesme të mjekësisë, ku do të duhet të vazhdojnë procesin edukativo-arsiomorë.

“Këtu nuk ka kushte për mësim, nuk kemi tabela, në një hapësirë na vendosin të gjithëve, dhe patjetër të mësojmë me orar të shkurtuar”, deklaroi njëra nga nxëneset.

Nga sektori për arsim në Komunën e Tetovës thonë se, punëtorëve i’u është dashur një kohë më e gjatë pët riparimin e objekteve të shkollës së vjetër medicinale.
Gjimnazistët tetovarë këtë vit shkollor e filluan me marsh protestues, të revoltuar për shkak që qeveritarët një kohë të gjatë nuk kanë mundur t’ju sigurojnë hapësirë për mësim.