Gjinden drogë dhe thika në shkollën “Shtjefen Gjeqovi” (Foto)

02.11.2016 18:15:08

Në shkollën “Shtjefen Gjeqoivi” në Prishtinë sot gjatë ditës policia ka gjetur drogë dhe armë të ftohta.

Stacioni Policor 4, njësia operative e cila është përgjegjëse për sigurinë në shkolla, të cilët operojnë në rroba civile sot kanë ndalur dy nxënës tek të cilët kanë gjetur këto mjete.

“Tek njeri është gjetur dhe konfiskuar 1 gram mariuanë, kurse të  tjetri është gjetur dhe konfiskuar një armë e ftohtë  (thikë) e gjatë  42 cm”.

“Rasti është  iniciuar në procedurë të rregullt”.

download-1-2 download-6-690x380