Gjini: Edi Rama ka lobuar publikisht për ndarjen e Kosovës

08.05.2019 22:50:50

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mohuar se ekziston një komplot për ndarjen e Kosovës.

Ai këtë mohim e ka bërë duke e komentuar një deklaratë të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj i cili para disa ditëve tha se ekziston dyshimi i bazuar se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq kanë folur në Berlin për ndarjen e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Në lidhje me këtë deklaratë të kryeministrit shqiptar, Edi Rama i cili ka mohuar kategorikisht një komplot të tillë, ka reaguar edhe nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini.

Ai është shprehur se Edi Rama përveç se ka hyrë në valle për ndarjen e Kosovës ka lobuar edhe publikisht për këtë gjë.

“Tani kur ky projekt antishqiptar është pothuajse i vdekur, Rama po provon t’i bëjë dy punë krejt palidhje; provon që në të njëjtën kohë ta shpëtojë projektin pothuajse të vdekur si dhe të shfajësohet për nisjen e tij. Po në të njëjtën kohë, skuqet sysh kur dikush ia thotë të vërtetën. Mbreti është cullak”, ka shkruar Gjini.

Ky është postimi i tij i plotë:

Mbreti eshte cullak

Edi Rama jo vetem qe ka hyre ne valle te ndarjes se Kosoves por edhe krejt publikisht ka lobuar per nje skenar te tille qe nga vera e vitit te kaluar.

Tani, kur ky ‘projekt’ antishqiptar eshte pothuajse i vdekur, Rama po provon t’i beje dy pune krejt palidhje; provon qe ne te njejten kohe ta shpetoje projektin pothuajse te vdekur si dhe te shfajesohet per nisjen e tij. Po ne te njejten kohe, skuqet sysh kur dikush ia thote te verteten. Mbreti eshte cullak.

Rama eshte lajthitur kur ka menduar se e ka blere mbeshtetjen e shqiptareve me nje fjali ne Beograd (dhe ate ne marreveshje me mikun e tij Aleksander). Rama, je vetem nje politikan skajshem oportunist. Nuk je fare mbret, je krejt cullak. Dhe kur flet per ndarje te Kosoves, po genjen sa je i madh ti vet. Dhe je goxha i madh, nja njeqind kile mish.

Edhe nese bota kthehet mbrapsht, Ramush Haradinaj do te mbetet hero, edhe i luftes edhe i pasluftes. Ndersa ti, nje dikush qe ka dashur te behet mbret por ka mbetur cullak.

Tani gjeje vet se kush jane gomeret genjeshtaret e psikopatet.