“Gjithë krimbat u bënë flutura”, Presidenti Meta ironizon me poezi

04.08.2019 21:49:39

Presidenti i vendit, gjatë një dite pushimi me familjen, është ndalur në Bjeshkët e Sharrit. Në një postim të bërë në Facebook, Meta shkruan se mësoi se sot poeti i Bjeshkëve të Nemuna, Hamit Aliaj, të cilin ai e cilëson si  përfaqësuesi dinjitoz i shkollës poetike të Tropojës, por që me krijimtarinë e vet cilësore është bërë edhe zë i rendit të parë të poezisë shqipe, ka ditëlindjen.

Urimin në përvjetorin e tij të 65-të Meta e ka bërë përmes një poezie të këtij të fundit.

Postimi i plotë:

Këtu nga Bjeshkët e Sharrit, sapo mësova se poeti i Bjeshkëve të Nemuna, Hamit Aliaj, përfaqësuesi dinjitoz i shkollës poetike të Tropojës, por që me krijimtarinë e vet cilësore është bërë edhe zë i rendit të parë të poezisë shqipe, ka ditëlindjen.

Ndaj gjej rastin në 65-vjetorin e lindjes, t’i uroj jetë të gjatë sa këngët e shpirtit të tij, dedikuar me aq pasion popullit, atdheut e kombit, e ta shoqëroj këtë urim timin me një nga poezitë e tij të bukura:

HISTORI

Luftën e fituam,

Nga fitimtarët,

Asnjë nuk u kthye i gjallë!

Hymni i ri i lirisë

Vetëm dy vargje ka:

“Do vijnë ditë të bukura,

Gjithë krimbat u bënë flutura”!

Ohohhoo, more hej!