Gjobiten 3 firma që ndotnin ujërat me inerte dhe bojëra

05.01.2017 14:38:41

Inpektoriati Shtetëror i Ujrave, pas kontrollit të të gjitha brigjeve dhe zonave ku mund të kishte probleme nga shfrytëzimi i inerteve apo ndotja ka vendosur gjobë ndaj 3 subjekteve në Vlorë, Durrës dhe Vorë nga 1 deri në 2 milionë lekë.

Në Vlorë është gjobitur me 2 milionë lekë kompania “Halili” sh.p.k, pasi nxirrte inerte nga Lumi i Vlorës pa leje përkatëse dhe nuk dispononte asnjë dokumentacion për këtë veprimtari

Gjobë të ngjashme ka marrë kompania “Everest” në qytetin e Durrësit për veprimtari në brigje, pasi hidhte materiale inerte në bregun e detit. Ndërsa masa e tretë është vendosur në Vorë, ndaj shoqërisë “Authoctonus”, për shkak të ndotjeve që krijonte në mjedis. ISHU e ka gjobitur kompaninë me 1 milion lekë gjobë.Ajo shkarkonte në një kanal vaditës ujrat me bojra e ngjyrues, pa marrë asnjë masë për pastrimin e tyre.

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka urdhëruar edhe ndërprerjen e shfrytëzimit të inerteve në shtretërit e të gjithë lumenjve si dhe largimin e impianteve të prodhimit të inerteve në taracat e lumenjve.