Gjuajnë me armë zjarri në ahengje familjare, dy të arrestuar!

25.07.2016 10:08:17

Bashkë me ahengjet familjare, kthehen edhe të shtënat me armë zjarri, duke shkaktuar kështu rrezik për të pranishmit.

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të ndara në Gjakovë dhe Mitrovicë, ku janë arrestuar dy persona të dyshuar për përdorimin e armëve.

“Fshati Korenicë, Gjakovë 24.07.2016-13:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri në ajër. Në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjysmë automatike dhe një gëzhojë e kalibrit 7.62mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Fshati Frashër i Madh, Mitrovicë 24.07.2016-16:28. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri në ajër. Tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK/47. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.