Gjuka tregon si mund të shmanget terri energjetik

31.07.2017 19:16:39

Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Arben Gjuka, ka thënë se ka disa mundësi që t’i iket një krize energjetike që mund ta pllakosë vendin në javët e ardhshme.

Ai ka deklaruar se KEK-u është gati që të nisë punën në cdo moment, nëse i ofrohen kushtet në terren dhe kështu të shmanget një problem i madh, njofton Klan Kosova.

“Jemi duke pritur që Agjencioni i Emergjencave të kryejë një vlerësim të situatave. Ose që banorët ta lejojnë KEK-un që të punojë në pronën e tyre, gjë që deri tani nuk ka ndodhur. Dhe i treti është që të ajo zonë të mbyllet, të mos lejohet të hyjë askush aty dhe KEK të nisë punën në atë territor menjëherë”