Gjukanoviq: Kosova të vendos vet për Mini-Schengenin, ta shoh se a ka përfitime

21.12.2019 16:35:10

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë se i mbetet Kosovës të vendosë se a do të bëhet pjesë e nismës rajonale e njohur si “Mini-Shengen”.

Në një deklaratë për Klan Kosovën ai tha se ashtu sikur Mali i Zi edhe Bosnja e Hercegovina dhe Kosova duhet të shohin se a kanë përfitime nga kjo iniciativë.

I pari i Malit të Zi sqaroi se kjo nismë rajonale asesi nuk e zëvendëson planin e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Presidenti shqiptar, Edi Rama është kritikuar jashtë mase për qasjen e tij karshi presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

Këto takime në kuadër të  punimeve për Minishengenin Ballkanik, vijnë pak kohë pasi Vuçiq dhe bartësit e tij mohuan gjenocidin e ndodhur në Kosovë në vitet e 90-ta.